19 Mars 2024

Sergio Ramos largohet nga Real Madridi

Madrid, 17 qershor - Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas 16 vitesh është larguar nga klubi.

"Real Madrid CF njofton se sot, 17 qershor, në orën 12:30 do të mbahet një akt institucional i nderimit dhe lamtumirës për kapitenin tonë Sergio Ramos, i cili do të ndiqet nga presidenti ynë Florentino Perez", tha klubi në një njoftim.

Mbrojtësi qendror 35-vjeçar do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit në një konferencë virtuale për media.

Ramos iu bashkua Realit nga Sevilla në vitin 2005. Ai fitoi pesë tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve si dhe tre trofe të UEFA-Super Kupës me Real Madridin.

Ai shënoi 101 gola në 671 paraqitje për Real Madridin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)