04 Gusht 2021

Schumaher: Gara e parë ishte kënaqësi

Bahrein, 15 mars - Michael Schumacher përkundër se përfundoi i gjashti në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit tha se starti në sezonin e ri të Formulës 1 është i shkëlqyer për të.

Schumaher përfundoi prapa kolegut të tij te skuadra Mercedes, Nico Rosberg, dhe Schumi tha se arsyeja pse ndodhi kjo është pushimi prej më shumë se 3 vitesh e gjysmë nga Formula 1.

“Për mua ishte kënaqësi, ishte një garë të gjithë kundër të gjithëve. Duhet të startoja më mirë dhe të mos bëja gabime”.

“Mendoj se jam përshtatur pas garës së parë, dhe se gjithçka do të varet në fund nga strategjia që do të përdorim”, tha Schumaher pas garës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)