03 Gusht 2021

Sacchi: Barcelona gaboi me transferimin e Ibrahimovicit

Barcelonë, 11 mars - Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, ka thënë se Barcelona ka gabuar me transferimin e Zlatan Ibrahimovicit, ndërsa sipas tij, Real Madridi ka gjasa reale për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Barcelona gaboi me transferimin e Ibrahimovicit. Ai është një lojtar fantastik, në aspekt individual, por në skuadër ai nuk luan mirë me të tjerët. Stili i tij i lojës është ‘vetmitar’”.

“Unë i kam thënë Pep-it se ka transferuar individualistin më të mirë në botë, sepse ai i ka të gjitha- aftësinë për të shënuar, fuqinë, talentin- por ka probleme. Shpresoj që të mund t’i zgjidhë ato. Aktualisht ai po vuan, por pas 15 ditësh gjithçka mund të ndryshojë për të mirë”, ka thënë Sacchi.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes Real Madrid-Lyon, Sacchi ka thënë se Reali do ta përmbysë avantazhin e Lyonit nga ndeshja e parë, madje ka thënë se Mbretërit mund të shkojnë deri në finale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)