28 Mars 2024

Rumenigge: Më me rëndësi Schalke, se United

Bayern, 3 prill - Bayerni i Munichut nuk dëshiron të nënvlerësojë takimin vendimtar ndaj Schalkes në fundjavë, ndërsa Karl Heinz Rummenigge deklaron se ndeshja ndaj Schalkes është e një rëndësie të veçantë.

Bayerni udhëton në GelsenKirchen për t’u takuar me liderin e Bundesligas, që ka dy pikë më shumë se bavarezët, e që do të duhet të fitojë për ta rikthyer kreun në Kampionatin gjerman.

Nëse Bayerni do të pësojë disfatë, atëherë kjo do të përbënte një goditje të rëndë para sfidës së të mërkurës mbrëma ndaj United.

“Kjo do të jetë ndeshja e sezonit dhe jam i sigurt se ne duam të shpëtojmë. Unë jam më i nxehtë kundër Schalkes se sa për ndeshjen ndaj Untiedit. Do të japim gjithçka”, deklaroi Rummenigge për Kicker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)