08 Maj 2021

Ronaldo kërkon Capellon, jo Rooneyn

Madrid, 19 prill - Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se do t’i pëlqente të shihte përzgjedhësin e Anglisë, Fabio Capello, në bankinën madrilene për herë të tretë.

“Unë jam ende mik me Rooneyn, Rio Ferdinandin dhe Nemanja Vidicin. Unë mendoj se Rooney është mjaft i lumtur në Mançester dhe edhe nëse Reali tenton ta transferojë nuk besoj se ai do të më bashkohet këtu”.

“A do të më pëlqente të luaja nën Capellon? Definitivisht po. Ai është trajner i rëndësishëm, njëri prej më të mirëve në botë. Ai ka bërë punë të mirë në Angli dhe ka fituar shumë tituj në Itali, kështu që, pse jo? Kurrë nuk i dihet”.

“A më mungon United? Manchester United është klub fantastik ku kam fituar shumë gjëra. Por, tani luaj për Real Madridin, klubin më të mirë në botë dhe unë vetëm dua të luaj ashtu siç luajta për Manchesterin. Vërtet jam i lumtur që jam këtu.

Manchester United mund t’ia dalë edhe pa mua”, deklaroi Ronaldo për News of the World.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)