29 Mars 2024

Robinjo: Mançini është një trajner i paaftë

Mançester,  9 mars - Robinjo ka kritikuar ashpër trajnerin e Mançester Sitit, Roberto Mançinin, duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e tij si trajner dhe duke pohuar se italiani e bëri atë të humbasë besimin pas zëvendësimeve të vazhdueshme.

Pas një sezoni irritues me Sitin, braziliani shkoi si huazim te klubi ku filloi karrierën, Santos, ku shënoi 4 gola në 6 ndeshje.

“Te Mançester Siti e dija se do të fillonin zëvendësimet, pasi që trajneri nuk ka pasur besim te unë. Më pas, fillon të humbet besimi në fushë. Ishte hera e parë që unë përjetoj diçka të tillë. Nuk ishte mungesë respekti. Mendoj se është mungesë e aftësisë si trajner”, përfundoi Robinjo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)