16 Prill 2024

Rikthim sensacional i Wiganit

Londër, 19 prill - Wigan Athletic është rikthyer nga disvantazhi prej 2-0, për ta mposhtur Arsenalin me rezultat 3-2, në takimin e javës së 35-të të Ligës Premier.

Theo Walcott kaloi mysafirët në epërsi, kur pas një pasimi të Bendtner, depërtoi bukur mes dy mbrojtësve dhe kaloi Topçinjtë në epërsi, ndërsa me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, Arsenali dominoi ndeshjen, ndërsa porsa filloi fraksioni i dytë i lojës (48’), Mickael Silvestre dyfishoi epërsinë me koka pas një krosimi nga këndi.

Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Ben Watson e bëri ndeshjen dramatike duke ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 2-1.

Deri në fund të ndeshjes vendasit shkaktuan presion dhe më në fund arritën ta barazojnë rezultatin, kur pas një gabimi të portierit Fabianski, Titus Bramble e barazoi rezultatin (89’).

Mirëpo, Wigani nuk u ndal me kaq, në minutën e parë shtesë, me një eurogol, Charles N’Zogbia shënoi për fitoren e vendasve, e cila ia siguron Wiganit qëndrimin në Ligën Premier.

Ndërkohë, pas kësaj humbjeje, Arsenali mund të përshëndetet nga çdo shpresë për titull, pasi që gjendet gjashtë pikë pas vendit të parë, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)