19 Prill 2024

Ribery te Bayerni deri në vitin 2015

Munich, 22 maj - Mesfushori francez Franck Ribery do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun, që do ta mbajë atë në Allianz Arena edhe për pesë sezone tjera, duke bërë që spekulimet për të ardhmen e tij të përfundojnë.

Gazeta gjermane Bild shkruan se mesfushori 27-vjeçar, i cili nuk do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare, që do ta bëjë atë futbollistin më të paguar në histori të klubit bavarez, me 10 milionë euro për sezon.

Thuhet se përfaqësuesit e Ribery janë takuar me krerët më të lartë të klubit bavarez, për të finalizuar marrëveshjen e re. Të gjitha spekulimet pritet të ‘bien në ujë’, pasi që sipas njoftimeve të reja, Ribery do të mbetet lojtar i Bayernit deri në moshën 32-vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)