27 Prill 2024

Ribery jashtë finales së Champions League

Paris, 19 maj - Frank Ribery nuk do të luajë në finalen e Liges së Kampioneve, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk ka pranuar kërkesën e Bajernit të Mynihut për të hequr skualifikimin me tre ndeshje në dem të futbollistit francez.

Ribery u dënua nga Komisioni i Disiplines së UEFA-së, pas ndërhyrjes se rëndë në dem të sulmuesit të Olimpikut të Marsejes Lisandro Lopez në gjysmëfinalen e Champions.

Ky vendim u kundërshtua nga klubi bavarez, qe ne fillim apeloi ne Komisionin e Apelit ne UEFA dhe me pas iu drejtua Gjykates se Arbitrazhit Sportiv qe ndodhet ne Lozane te Zvicres. Por edhe shkalla me e larte e drejtesise sportive la ne fuqi skualifikimin disiplinor me tre ndeshje per Ribery.

Ne kete menyre, futbollistit francez te Bajernit te Mynihut i eshte shuar dhe shpresa e fundit per te qene ne fushe kunder Interit ne finalen e Liges se Kampioneve, e cila do të luhet me 22 maj në “Santiago Bernabeu” te Madridit. Nderkohë, Bajerni i Mynihut ka nisur përgatitjet per finalen kunder Interit.

Gjermanet e drejtuar nga trajneri Louis Van Gal do të kërkojnë trofeun me të rëndesishëm të futbollit evropian për klube pas fitimit te titullit kampion dhe Kupes në Gjermani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)