04 Gusht 2021

Reali dëshiron Agueron dhe David Silvan

Madrid, 18 shkurt - Skuadra që për momentin kryeson renditjen në La Liga, Reali i Madridit ka habitur të gjithë duke hyrë në garë për të blerë argjentinasin e Atletiko Madridit, Serxhio Aguero si dhe spanjollin e Valencias, David Silva.

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një sforcim të madh ekonomik për tu rrëmbyer talentin argjentinas “kushërinjve” nga i njëjti qytet.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Marca”, sipas së cilës, për shërbimet e sulmuesit argjentinas një presion të madh është duke ushtruar edhe skuadra angleze e Çelzit.

Klauzola e Aguerso është 60 milion euro dhe ai me skuadrën e Atletiko Madridit ka një kontratë deri në vitin 2012. Një tjetër goditje e madhe e Realit për afatin kalimtar të verës mund të jetë edhe mesfushori i Valencias, David Silva.

Për shërbimet e tij interesohen edhe shumë skuadra të tjera evropiane në mesin e të cilëve është edhe Barcelona. “Katalonasit”, shpresojnë që në verë në “Kamp Nou” bashkë me David Silvan të sjellin edhe sulmuesin David Vilja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)