03 Shkurt 2023

Rafa Benitez trajneri i ri i Everton

Londër, 30 gusht - Klubi nga Goodison Park, Everton ka emëruar në stol një “armik” të tifozëve, pikërisht Rafael Benitez.

Ish-trajneri i Liverpool dhe Real Madrid ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe zyrtarizimi ka ardhur nga klubi ditën e mërkurë, pavarësisht kundërshtive të shumta të tifozëve, që nuk e donin Benitez në stol për shkak të së shkuarës së tij te Liverpool.

Rikthim në Premier për Benitez, i cili është gati të nisë aventurën e tretë ishullore pas asaj me “The Reds” dhe Newcastle.

Më parë spanjolli ka drejtuar edhe klube si Real Madrid, Inter, Chelsea, Napoli dhe Valencia, ndërkohë që Everton do të vazhdojë të drejtohet nga një emër i madh i fushës së trajningut edhe pas largimit të Ancelottit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)