19 Prill 2024

Provat, dominon McLaren

Shangai, 16 prill - McLaren dominon provat e lira në cirkuitin e Shangait, në vigjilje të Cmimit të Madh të Kinës, prova e katërt e Botërorit të Formula 1. Jenson Button ka qenë më i shpejti në sesionin e parë, ndërsa Leuis Hamilton i është përgjigjur në sesionin e dytë.

Por ndërsa piloti britanik shënonte kohën më të shpejtë në Shanghai, 1’35.217 sekonda, aksidenti i Sebastien Buemit ka tërhequr vëmendjen në Kinë duke i kujtuar spektatorëve se garat me makina janë ende të rrezikshme.

21-vjecari zviceran po bënte xhiron e shpjtë në mëngjes, kur të dyja gomat fluturuan nga makina e tij Toro Rosso në shpejtësi të plotë, duke e nxjerrë atë nga pista, ndërsa më pas makina ka kaluar barin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Megjithatë Buemi ka dalë i padëmtuar nga aksidenti i frikshëm. Provë shumë e mirë edhe për Mercedes, që është pozicionuar në vendin e dytë me Nico Rosberg, vetëm pak të qindta më i ngadaltë se Hamilton. Skuderia gjermane duket se po rigjen formën e saj më të mirë, duke vlerësuar edhe kohën e katërt më të mirë të 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher.

Gjermani është renditur pas McLaren të Jenson Button, ndërsa prezent në kohët e mira edhe Red Bull. Sebastian Vettel renditet i pesti dhe zhgënjimin e vetëm të ditës së parë kineze, ia lë Ferrarit.

Vetëm i 10 Fernando Alonso, ndërsa pas tij ka mbërritur edhe Felipe Massa. Gjithësesi të shtunën kualifikueset do të jenë shumë të rëndësishme, ndërsa gara e të dielës premton shumë spektakël, duke qenë se edhe Mercedes është gati të shfaqë pretendimet e saj në këtë botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)