19 Qershor 2021

Pronari i City do të mbulojë kostot e udhëtimit për në Portugali për të gjithë fansat

Manchester, 18 maj - Pronari i Manchester City ka vendosur të bëjë një dhuratë për tifozët që do të udhëtojnë drejt Portos për të mbështetur skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea-t, e planifikuar për t’u zhvilluar më 29 maj.

Sheiku Mansour do të mbulojë kostot e fluturimit dhe udhëtimit për në Portugali për të gjithë fansat.

“Mijëra mbështetës të Citizens do të përfitojnë nga iniciativa e krijuar për të lehtësuar presionin ekonomik me të cilin tifozët janë përballur dhe po përballen akoma nga situata e komplikuar për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19,” lexohet në njoftimin e klubit.

“I vetëdijshëm se pandemia ka prekur të gjithë tifozët e Manchester City-t dhe ka shkaktuar një rritje në kostot e udhëtimit, Sheiku Mansour ka kërkuar të heqë pengesën më të rëndësishme financiare për tifozët që duan të jenë në finale. Shpenzimet e fryra të për shkak të pandemisë, plus pagesat që duhen për testet PCR, e bëjnë udhëtimin të papërballueshëm për shumë prej atyre mbështetësve që do të kenë fatin për t’u pajisur me biletë.

Pep dhe ekipi kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve, pas një viti shumë të ngarkuar, është një moment me të vërtetë historik për klubin.

Prandaj, është tepër e rëndësishme që sa më shumë tifozët të na mbështesin në këtë ndeshje të veçantë. Sidomos ata që e kanë mbështetur Manchester City-n në kohë të mira dhe të këqija për kaq shumë vite”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)