20 Prill 2024

Presidentja Osmani priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Prishtinë, 12 korrik - Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, u takua sot me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidentja Osmani e falënderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike.

Ajo i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.  

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e njoftoi Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës.

Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)