18 Qershor 2021

Platini rikandidon për të fituar 4 sfida

Tel Aviv, 27 mars - Presidenti i UEFA-s kërkon të vazhdojë punën për Euro 2012, “fair-play financiar”, transferimet e U-18 dhe bastet.

 

“Kemi bërë shumë gjëra së bashku, por kemi edhe po kaq shumë të tjera për të bërë në të ardhmen: kjo është arsyeja përse bëj publike kandidaturën time për presidencën e UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme”.

 

Michel Platini dëshiron të qëndrojë në krye të futbollit europian edhe zyrtarizon vendimin për të rikandiduar. Francezi ka parashtruar katër sfida, të cilat duhen përmbushur, në rast se do të marrë mandatin e dytë radhazi.

Pengesa kryesore përbëhet nga Kampionati Europian 2012, zhvillimi i të cilit ka ende shumë të panjohura. “Vazhdojmë të jemi të bindur se kemi marrë një vendim të mirë, për ta zhvilluar fazën finale të Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Mund të them se evenimenti do të zhvillohet rregullisht në këto dy vende, në qershor të vitit 2012, pavarësisht faktit se vështirësitë me të cilat po përballemi janë të shumta dhe reale”, deklaroi Platini gjatë kongresit të UEFA-s në Tel Aviv.

Sfida e dytë lidhet me tashmë të famshmin “fair-play financiar”, të cilin drejtuesi i futbollit kontinental kërkon që të hyjë sa më shpejt në fuqi. “Respektimi i rregullave të qarta për menaxhimin e financave është mjaft i rëndësishëm për futbollin dhe për të ardhmen e klubeve tona. Do të jemi shumë aktivë në këtë këndvështrim, pasi është një çështje etike, besueshmërie dhe mbijetese për sportin tonë. Të gjitha familjet e futbollit e kanë aprovuar konceptin tonë dhe principet e ‘fair-play financiar’. Gjithashtu do të gëzojmë edhe mbështetjen e Bashkimit Europian”, nënvijëzoi 54-vjeçari.

“Kemi krijuar panelin e kontrollit financiar të klubeve, i cili përbëhet nga disa prej ekspertëve më të mirë të këtij sektori. Është përcaktuar që në sezonin 2012-‘13, klubet pjesëmarrëse në aktivitetet europiane duhet të ndjekin rregullat e thjeshta, por strikte: nuk duhet të shpenzojnë më tepër nga sa përfitojnë”.

Platini nuk i kurseu fjalët e ashpra për “duelin” e tretë që synon të fitojë: transferimet ndërkombëtare të lojtarëve nën 18 vjeç. “Duhet t’i bindim institucionet politike që ta ndalojnë; është sektori më i vështirë që duhet të përmirësojmë”. Sipas kreut të UEFA-s, “plaga” e fundit që duhet luftuar është ajo e ndeshjeve të manipuluara: “Ky është rreziku më i madh, i cili mund të vrasë futbollin. Falë sistemit anti-trukim, janë zbuluar disa raste rezultatesh të fiksuara. Të gjithë mashtruesit e dinë se janë vënë nën ‘shënjestër’, ndërsa për ata që do të kapen, nuk do të mungojnë ndëshkimet shembullore”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)