29 Mars 2024

Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Prishtinë, 29 mars - Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong do të marr pjesë në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për Senior që do të mbahen në Bullgari nga data 31 mars deri më 2 prill për kategorinë e meshkujve dhe nga data 1 deri më 3 prill në Bosnje dhe Hercegovinë për kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve Kosova do të përfaqësohet nga Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari, Dardan Imami (trajner) dhe Besnik Behluli (udhëheqës i delegacionit) dhe do të garoj në grupin C ku do të ndeshet me Norvegjinë, Latvinë, Islandën dhe Bullgarinë.

Ndërsa në kategorinë e femrave Kosova do të përfaqësohet nga Linda Zeqiri, Alma Mehmeti, Shega Hashani, Jeton Azizi (trajner) dhe Ridvan Hashani (udhëheqës i delegacionit) ku do të ndeshet me Izraelin, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Qipron dhe Ishujt Faroe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)