29 Mars 2024

Perez të ofrojë 140 milionë euro për Messin

Madrid,  10 maj - Real Madridi është i gatshëm të testojë Barcelonën për superyllin Lionel Messi, me një shumë rekorde prej 140 milionë eurosh.

Sipas "The Mirror", kjo do të ishte një marrëveshje shokuese për botën e futbollit përderisa Real po provokon rivalin e përbetuar, për lojtarin më të mirë.

Los Blancos tashmë kanë thyer të gjitha rekordet kur transferuan Cristiano Ronaldon për 94 milionë euro.

Plani origjinal kishte të bëjë me një ofertë prej 120 milionë eurosh, që është dhe klauzola në kontratën e Messit.

Kjo ofertë do të duhej të bëhej në finalen e madhe të Bernabeut, por pas eliminimit të Barcelonës, planet e Florentino Perezit ndryshuan.

Megjithatë, është çështje javësh kur Real Madrid do të lansojë një ofertë për futbollistin më të mirë në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)