29 Mars 2024

Pellegrini: Higuain nuk është në shitje

Madrid, 29 mars - Strategu i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka mohuar spekulimet për një largim të mundshëm të sulmuesit Gonzalo Higuain në fund të sezonit, duke thënë se ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

“Gonzalo Higuain është një lojtar për Real Madridin, lojtar i mrekullueshëm, shumë i ri dhe me të ardhme të ndritur. Nuk mendoj se klubi mendon të vazhdojë pa të”.

“Ai është lojtar i ri që po përmirësohet çdo vit. Ai është shumë i fuqishëm dhe jam krenar që ai është këtu. Përmirësimi i tij nuk është rastësi, ai po stërvitet shumë çdo ditë”, deklaroi Pellegrini.

Real Madridi është lidhur me një transferim të Wayne Rooneyt dhe David Villas, në kohën kur mbretërit po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të radhëve të veta në sulm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)