29 Mars 2024

Pele: Ronaldinho duhet të luajë në Botëror

Rio de Zhenerio, 25 mars - Legjenda braziliane Pele ka deklaruar se përvoja e lojtarëve të Selecaos mund të jetë vendimtare nëse Brazili dëshiron të fitojë Kupën e Botës, dhe se duhet ta ftojë Ronaldinhon si komponentë e rëndësishme e skuadrës.

“Mendoj se Brazili po përmirësohet. Por, duhet të jemi të kujdesshëm sepse shumë prej lojtarëve tanë nuk kanë luajtur kurrë në Botëror, kështu që do të jetë presion i madh mbi ta dhe mbetet të shohim se si do ta trajtojnë atë”.

“Nëse Ronaldinho vazhdon të luajë kështu, mendoj se ai do të jetë komponentë mjaft e rëndësishme e skuadrës, pasi që ai do t’u tregojë lojtarëve tjerë si të sillen me presionin”, ka thënë Pele.

Ndërsa favoritët e Peles për Kupën e Botës janë Brazili dhe Spanja, ai ka tërhequr vërejtjen që të shikohen me kujdes Argjentina dhe Anglia që janë rreziqe potenciale.

“Asnjë ekip nuk është në formë si Argjentina. Duhet t’i respektoni ata sepse është një kombëtare tejet e rrezikshme me traditë në Botëror. Anglia do të jetë problem i madh, por ata do të arrijnë vetëm në gjysmëfinale”.

“Messi? Ai është futbollist i madh dhe luan mirë për Barcelonën edhe pse këtë nuk e bën për Argjentinën. Kjo është për arsye se lojtarët e Argjentinës nuk luajnë të gjithë te Barcelona”, përfundoi Pele.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)