06 Gusht 2021

Pedro Rodriguez prezantohet te Roma

Romë, 26 gusht - Marrëveshja ishte mbyllur prej kohësh, por sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez u prezantua zyrtarisht si futbollist i Romës vetëm pasditen e sotme, teksa pozoi edhe me fanellën zyrtare të kryeqytetasve italianë.

I ardhur nga Chelsea me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me londinezët, Pedro bëhet afrimi i parë i “erës” Friedkin te Roma, pasi miliarderi amerikan bleu aksionet e klubit pak ditë më parë.

Futbollisti spanjoll kaloi me sukses të gjithë vizitat mjekësore dhe më pas u drejtua për te zyrat e klubit ku nënshkroi kontratën që do ta mbajë në Romë për 3 sezone dhe do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në vit.

Pedro është rritur në akademinë e Barcelonës dhe spikati pikërisht në skuadrën katalane, para se të transferohej te Chelsea 5 sezone më parë, ku edhe me londinezët ia doli të fitojë trofe të rëndësishëm.

Me afrimin e 32-vjeçarit spanjoll Roma shton ndjeshëm cilësinë, por mbi të gjitha eksperiencën në repartin e avancuar, duke qenë se aktualisht ka shumë emra të rinj në organikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)