28 Mars 2024

Panucci prish kontratën me Parmën

Romë, 24 shkurt - Me anë të një deklarate zyrtare, skuadra e Parmës ka njoftuar se ka shfuqizuar kontratën e mbrojtësit italian Christian Panucci.

Të hënën mediat italiane njoftuan se ish-lojtari i Romës dëshiron t’i japë fund futbollit aktiv për arsye personale, ndërsa sot është zyrtarizuar prishja e kontratës me klubin e tij të fundit, ku ka qëndruar shtatë muaj.

Përveç deklaratës së Parmës, në faqen zyrtare të klubit ishte edhe deklarata e lojtarit, me anë të të cilës Panucci falënderoi klubin, presidentin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)