31 Korrik 2021

Olimpiada e vitit 2032 do të zhvillohet në Australi

Tokio, 22 korrik - Olimpiada dhe Paraolimpiada e vitit 2032 do të zhvillohet në Brisbane, në Australi.

Ishte një zgjidhje e pritshme, duke qenë se qyteti australian ishte i vetmi kandidat për mikpritjen e këtij edicioni, por pas sesionit të 138 të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të mbajtur në Tokio erdhi dhe lajmërimi zyrtar.

“E dimë se çfarë shërben për t’iu ofruar Lojërave suksesin”, ju tha nëpërnmjet një lidhjeje video kryeministri australian Scott Morrison anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Australia do të mikpresë në këtë mënyrë Lojërat Olimpike për herë të tretë në histori, pas Melbourne 1956 dhe 32 vjet pas Sidney 2000 vjen Brisbane 2032.

Një zgjedhje që ndryshon edhe sezonin e Lojërave duke qenë se për Olimpiadën e 35-të do të garohet gjatë dimrit, dhe jo në verë siç ndodh tani në Hemisferën e Veriut. I kuptueshëm entuziazmi i delegatëve australianë që ndodhen në Tokio. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshyme ,- deklaroi Richard Colbec dhe Adrian Schrinner,- po punojmë prej shumë vitesh për këtë projekt, dhe sot për ne është si të prekim qiellin me dorë.

Ne kemi gati shumë struktura dhe të tjera do të realizohen. Por duke patur parasysh edhe buxhetin tonë besoj se zgjedhja e Brisbane është e duhura pasi i kemi bërë mirë llogaritë dhe kemi një buxhet në linjë me mundësitë tona. E dime se me çfarë vështirësish përballemi por jemi gati”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)