01 Gusht 2021

Murinjo te Siti, Mançini te Juve

Milano, 23 mars - Zhoze Murinjo mund të marrë sërish vendin e RobertoMançinit, por me ndryshimin e vetëm, që këtë herë italiani nuk do tëmbetet pa punë siç ndodhi tek Interi, por do të ulet direkt në njëpankinë tjetër. Dhe çfarë pankine, atë të Juventusit.

Kryqëzimi, dhe pse jo magjik, po aq intrigues, është hipotekuar nga “Sunday Express” e “Sunday Mirror”. Në fakt, për të parin flitet për një çek praktikisht të bardhë, që sheiku Mansur e ka gati për Murinjon, të cilit i është kërkuar “të shkruajë çmimin e tij” për transferimin në “Eastlands”.

Gjë që do të thotë të rrisë dhe më shumë rrogën e tij stratosferike (më shumë se 9 milionë euro në vit, baras me 180 mijë sterlina në javë), duke u shndërruar në trajnerin më të paguar në botë. Dhe as klauzola e prishjes së kontratës se tij me Interin prej 6 milionë eurosh nuk paraqet problem për klubin më të pasur në botë.

Ndërsa tabloidi tjetër anglez nënvizon se tekniku i Sitit, Mançini, është zgjedhur nga drejtuesit e Juventusit si zëvendësuesi ideal i Alberto Zakeronit, i cili nuk po bën aq sa pritej pas largimit të ish-trajnerit, Çiro Ferrara.

Pra, për një Murinjo që do të rigjente në Angli edhe pse ai nuk e ka fshehur kurrë se preferon anën tjetër të Mançesterit një Mançini që do të rikthehej në Itali dhe pikërisht te dera e parë, nga që Juve mbetet gjithnjë Juve, edhe pas natës së trishtueshme në Europa League ndaj Fulhemit.

Dhe në “Craven Cottage” ka pasur një takim të gjatë mes ish-teknikut të Interit dhe disa prej drejtuesve të lartë bardhezinj, mes të cilëve Roberto Betega. “Do të ishte vërtet e vështirë për Mançinin që t’i thotë ‘jo’ Juventusit, ka thënë një burim i afërt i tij, por që dëshiron të mbetet anonim, sepse të stërvitësh bardhezinjtë është njëlloj si të ulesh në pankinën e Mançester Junajtid dhe Realit të Madridit”.

Por Torino, qytet shumë domethënës, mund të jetë teatri edhe i komplotit interesant: Në këtë rast, aktorët do të jenë sërish të zakonshmit Murinjo dhe Rafa Benitez. Në fakt, sipas gazetës “News of the World”, trajneri portugez mund të marrë në konsideratë një largim të mundshëm nga Liverpuli, me një pakt që Tom Hicks dhe Xhorxh Gilet nuk do t’i kërkojnë të respektojë deri në ditën e fundit kontratën e tij. Me fjalë të tjera, vetëm nëse ata do të largoheshin dhe do të niste rikrijimi i klubit.

Rastësisht, të njëjtat garanci që prej më shumë se një viti po kërkon i varfri Benitez, i cili, duket i lodhur nga marrja e përgjigjeve negative në lidhje me argumentin, kështu mund të zgjedhë të lërë “Reds”-at dhe të ulet në pankinën e Juventusit, që, e thënë sipas “People”, e konsideron gjithmonë në krye të “listës së trajnerëve për sezonin e ardhshëm”.

Spanjolli, i cili pëlqehet edhe nga Reali i Madridit, do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë në muajin qershor dhe shumë gjëra në vendimin e tij do të varen nga pozicioni final në klasifikim të “Reds”-ave dhe, mbi të gjitha, Fernando Torres, nga që në rast se klubi do të vendosë ta shesë për të mbushur arkën (Çelsi ka tashmë gati një ofertë prej 55 milionë eurosh), Benitez nuk do të mendohej dy herë për të bërë gati valixhet dhe të largohej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)