19 Prill 2024

Mourinjo akuzon mediat dhe Serinë A

Milano, 3 prill - Jose Mourinjo është shprehur se është i mërzitur me mediat italiane, pasi këto të fundit e shtrembëruan një deklaratë të tij, duke thënë se portugezi kishte pohuar fillimin e Calciopolit.

Mourinjo të enjtën tha për Inter Channel: “Nuk dua të flas për kampionatin. Por, nuk është një garë mes tri ekipeve. Është një luftë mes një ekipi dhe shumë gjërave të tjera…”.

Ky përshkrim për Serien A është keqkuptuar nga mediat italiane të cilat kanë shkruar se Mourinjo ka pohuar fillimin e një Calciopoli të ri. 

 

Ish-tekniku i Çelsit pranoi se ai mund të rikthehet sërish në Angli. Presidenti i Interit Massimo Moratti tha se: Ai ka thënë që ditën e parë se i mungon Anglia.

Megjithatë Moratti shprehet i bindur se do ta bindë Mourinhon të qëndrojë në San Siro. “Mourinho ka një kontratë me Interin për dy vite të tjera dhe mbase do të shkojë edhe më gjatë.

Secili mund të bëjë zgjedhjen e tij por unë nuk kam frikë nga nostalgjia e tij”, u shpreh Moratti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)