27 Prill 2024

Mourinho: Sukseset e mia, më të mëdha se të Ancelottit

Torino, 18 maj - Bosi i Interit, Jose Mourinho, është i lumtur me ish-skuadrën e tij Chelsea, që fitoi dy tituj këtë sezon, por shton se ky nuk është sukses më i madh se i tij, pasi që ai solli për herë të parë Ligën Premier, pas 50 vitesh.

Mourinho mendon se për këtë sukses, Chelsea duhet t’u falënderohet Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Liverpoolit, për dështimet e tyre. Chelsea ka grumbulluar më së paku pikë këtë sezon, që pas vitit 2003.

“Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të dëshirojnë. Më vjen mirë që Chelsea e bëri atë. Sinqerisht, më vjen mirë që ata e fituan Ligën Premier. Ata bënë çfarë ata bënë dhe ne bëmë atë që ne bëmë. Ata e fituan pas katër vitesh titullin, ne pas pesëdhjetë. Ata shënuan më shumë gola, ne fituam më shumë pikë. Ata ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, ne në gjysmëfinale”.

“Ata e fituan FA Cup, pa luajtur ndaj asnjë klubi të madh, ne e fituam Carling Cup, duke luajtur ndaj Man Unitedit në gjysmëfinale dhe Liverpoolit në finale. Fanella e tyre është e kaltër edhe e jona ishte e kaltër. Kohë e ndryshme, kundërshtarë të ndryshëm, sukses. Dhe për Chelsean, kjo vlen”. deklaroi Mourinho për Sunday Times.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)