19 Prill 2024

Mourinho i dërgon ultimatum Realit

Madrid, 11 maj - Gjasat që Manuel Pellegrini të mbetet trajner i Real Madridit po zvogëlohen dita ditës, me AS dhe Marca që citojnë El Larguero të ketë raportuar se Jose Mourinho i ka dërguar një ultimatum Real Madridit.

“Nëse më dëshironi në pankinë, duhet të më tregoni që tani”, thuhet të jetë ultimatumi i Mourinhos dërguar Florentino Perezit, sipas El Larguero.

Mourinho shpreson që marrëveshja të nënshkruhet hiç më larg se javën e ardhshme, pak orë pasi të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, ndërsa pak rëndësi ka nëse Interi i fiton të tre titujt.

Mourinho është nën kontratë me Interin deri në vitin 2012 dhe ka një klauzolë prej 7 milionë eurosh në kontratën e tij.

I pyetur nëse ai do të vazhdonte të ishte drejtues i pankinës Nerazzure, ‘I Veçanti’ u përgjigj: “Interi po ecën tani vet. Ata mund të ndryshojnë trajnerin, lojtarët dhe të vazhdojnë të ecin përpara”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)