19 Tetor 2021

Modric do ta mbyllte karrierën me “Los Blancos”

Madrid, 25 nëntor - Në konferencën për shtyp, para ndeshjes vendimtare me Interit në Champions, Luka Modric u pyet edhe për të ardhmen e tij. Kroati deklaroi se do të dontë ta mbyllte karrierën me “Los Blancos”.

“Jam mirë dhe ndihem në formë. Luaj atëherë kur vendos trajneri. Kur jaqm në fushë mendoj të bëj më të mirën për skuadrën. E ndiej që jam në formën ideale për të vazhduar, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, flitet shpesh për lëtë temë. Unë jam i qetë, këtu (te Reali) mund ta ndihmoj akoma skuadrën dhe pa dyshim do të doja ta mbyllja këtu karrierën time.”

Dy vite më parë, është shkruar shumë për interesimin e Interit për mesfushorin kroat, që sqaron një herë e mirë:

“Por unë nuk ka dëgjuar të flitet për këtë temë në vitin 2018. Gjithsesi jam i lumtur te Reali, ku dua të mbyll karrierën.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)