12 Gusht 2022

MKRS dhe KOK mbajn tryezën e dytë të sportit

Prishtinë, 19 korrik - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) organizon tryezën e dytë të sportit.

 Kjo tryezë është vijimësi e tryezës së parë të sportit që ishte mbajtur në janar të po këtij viti me ç’rast do të diskutohen tema të ndryshme që ndërlidhen me çështje aktuale sportive në interes të vendit.

Në këtë tryezë do të behët prezentimi i punës në hartimin e Strategjisë Shtetërore për Sport, prezentimi i punës në hartimin e Koncept Dokumentit dhe Projekti Data Baza e Sportit.

 Po ashtu gjatë tryezës do të diskutohet edhe për pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare dhe organizimi i garave ndërkombëtare në vend.

Pas përfundimit të tryesës MKRS dhe KOK do të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të paraqiten konkluzat e tryezës së sportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)