19 Mars 2024

Mirlind Daku shpallet sportist i vitit në Gjilan

Gjilan, 14 qershor - Në shënim të ditëve të lirësë në Gjilan, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit e vitit qershor 2020-qershor2021, në sport, kulturë e rini.

Futbollisti Mirlind Daku është shpallur sportisti më i mirë i Gjilanit për periudhën, ndërkaq klubi i volejbollit Drita, në konkurrencën e femrave, është shpallur klubi më i mirë i vitit 2020/2021.

Fillimisht, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar sportistët, artistët e të rinjtë, për rezultatet e arritura.

“Nuk ka moment më të mirë se për të ndarë mirënjohje për të arriturat në sport, kulturë e rini, në kuadër të shënimit të ditëve të bardha Gjilanit. Fal sukseseve të sportistëve, individuale e kolektive, Gjilani e ruan epitetin e kryeqytetit të sportit. Përpos punës së sportistëve të sotëm, ne nuk i harrojmë kurrë edhe ata që nuk janë në mesin tonë, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në një kohë të pakohë, që të arrijmë këtu ku jemi. Urime e sukese më të dalluarve të vitit në sport, kulturë e rini”, ka thënë Haziri.   

Komisioni për përzgjedhjen e sportistëve më të dalluar ka pasur këtë përbërje: Agim Latifi, Arben Maliqi, Mimoza Shkodra, Afrim

Selimi, Selami Haziri, Veton Xhemaili e Driton Sylejmani.

Dhjetë sportistët më të dalluar të vitit 2020/2021 janë:

Leonit Abazi – fitues i titullit kampion me KF Prishtina

Ardian Limani – nënkampion me KF Drita

Arbnor Ramadani- fitues i Kupës së Kosovës me KF Llapi

Lorina Mehmeti, fituese e titullit kampion me KV Drita në konkurrencën e femrave

Ermal Maliqi – nënkampion i Kosovës dhe finalist i Kupës së Kosovës me KV Drita në konkurrencën e meshkujve

Qëndrim Demi – fitues i Kupës në igën e Prë dhe fitues i Play Off’it me KB Drita

Elhami Shabani, klubi i karatesë Empors, shpresë olimpike pjesëmarrës në kampionate të ndryshme në europian e biotëror, në mesin e 64 garuesve ka zënë vendin e pesëtë, ndërsa në Poreq të Kroacisë është radhitur i shtati

Leutrim Rexhepi – Klubi i boksit Drita, kampion i Kosovës, fitues i medaljes së artë në turneun “Adem Jashari”

Fortesa Orana – Klubi i karatesë Agim Ramadani, shpresë olimpike nga komiteti Olimpik i Kosovës, e pestaështë renditur në Kampionatin Europian, duke fituar pikë në lojërat olimpike Tokio 2020.

Linda Zeqiri – Klubi i pingpongut Drita, është shpallur pinpongistja më e mirë në nivel vendi, reprezentuese e Kosovës, pjesëmarrëse në Kampionatin Europian e Botëror

Mirlind Daku – Sportisti i Vitit – golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit kosovar me 31 gola me KF Ballkanin dhe reprezentues i Kombëtares së Kosovës

Lorik Ilazi - Trajneri më i dalluar, fitues i titullit kampion me KV Drita në konkurrencën e femrave

Gjylketin Selimi – Punëtori sportiv, për konktributin e jashtëzakonshëm në inkuadrimin e KB Drita në Superlingë në konkurrencën e meshkujve

Shpëtim Murtezi – Gjyqtari më i mirë

Ndërkohë, për konktribut jetësor janë nderuar Ramadan Ahmeti, Sabri Dërmaku, Skënder Hoxha e Hajrush Krasniqi.

Më të dalluarit te shpresat janë përzgjedhur: Redon Ismajli, Dienit Isufi, Yll Ibrahimi, Erlis Xhemajli, Enis Xhemjli, Megi Bislimi,

Ariola Ajvazi, Agnesa Korqa, Osla Zymberi, Kaula Haziri, Endi Sopi e Donal Syla.

Për përfaqësim në arenën ndërkombëtare: Valmir Sylemjani e Riola Xhemaili.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, mirënjohje post mortum ka ndarë për: Ymer Berisha, Maksut Maksuti, Ismet Bajrami, Shukri Sylejmani, Xhevat Shabani, Agim Ilazi, Taip Hajrullahu e Elmaz Bajrami.

Më të dalluarit e vitit 2020/21 në kulturë

Poashtu, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 22-vjetorit të Gjilanit, ka ndarë mirënjohje edhe për sukeseset në fushën e kulturës.

Në artin letrar është nderuar shkrimtari Mehmetali Rexhepi, në artin skenik është nderuar Raif Haziri (post mortum), Hasan Bunjaku e Erson Zymberi.

Në artin muzokor është nderuar me mirënjohje Hamit Aliu (post mortum), për kontributin në artin skenik Sali Musliu, për kontributin në trashëgiminë kulturore është nderuar Lumnie Mustafa – Pajaziti e Anila Aliu, derisa është nderuar me mirënjohje edhe Bejxhet Durmishi – librar në bibliotekën Fan S. Nolin, dega në Pogragjë.

Ndërkohë, për kontribut si pjesë e shoqërisë civile është nderuar me mirënjohje Arjeta Maka.

Më të dalluarit e vitit 2020/21 në sektorin e rinisë

Kryetari Haziri ka ndarë mirënjohje edhe për më të dalluarit e vitit 2020/2021 në fushën e rinisë:

Drion Shaqiri, për avokim për të drejtat e fëmijëve

“Grupi jo-formal” në përbërje të Hakan Dindar e Elketa Agaj për realizimin e projektit “për rini të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta

Organizata “Fuqia e Bashkimit Rinor” për aktivitetet rinore në ngritjen e vetëdijes në fushën e ambientit

Organizata “Rinia Strudentore” për aktivitetet në rritjen e cilësisë së studimeve dhe integritetin akademik në Universitet

Zëri Rinor Gjilan për nxitijen dhe promovimin e vullnetarizmit rinor

KVRL për avokim dhe ngritje të kapaciteteve rinore
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)