28 Mars 2024

Milani kërkon Torresin

Milano, 30 mars - Milani është i gatshëm të bëjë një transferim sensacional për të sjellë në San Siro sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.

Sipas Il Giorno, Torres është synim i Milanit qe një kohë të gjatë, ndërsa drejtuesit e gjigantit italian e kanë monitoruar situatën e spanjollit në klub, të cilën dëshirojnë ta shfrytëzojë për të transferuar njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.

Torres nuk është aspak i kënaqur me mungesën e trofeve në Anfield dhe është i gatshëm për t’u larguar në drejtim të qytetit të modës.

Për më shumë, thuhet se ai është gati që të pranojë dhe shkurtim të pagës vetëm e vetëm për t’u transferuar te Milani.

Dzeko gjithashtu është synim i Milanit, mirëpo çështja rreth boshnjakut mbetet ende e ngrirë për shkak të klauzolës së tij prej 40 milionë eurosh e vënë nga gjermanët e Wolfsburg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)