28 Mars 2024

Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimovicit

Milano, 6 gusht - Skuadra e Milanit dëshiron ta ketë në ekip edhe për një sezon sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovicit.

Sipas asaj që raporton Calcio Mercato, rosonerët i kanë ofruar suedezit një marrëveshje të re, ku sulmuesi do të përfitonte 7 milionë euro në vit.

Milan e përfundoi stinorin në pozitën e gjashtë, duke siguruar kështu kualifikimet për në Europa League.

Ibra ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje që nga ardhja e tij në Milano gjatë muajit janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)