18 Qershor 2021

Mikael Shumaker: Ëndërroja t’i merrja të gjithë me shkelma

Bon, 27 mars - Nuk ishte rikthimi triumfal që të gjithë prisnin. Tashmë zbulohet se të njëjtin mendim ka edhe vetë Mikael Shumaker. Natyrisht që sezoni 2010 i Formula 1 sapo ka nisur dhe lufta drejt botërorit nuk matet vetëm me një garë.

 

Në të ardhmen, gjithçka mund të ndodhë, por duke njohur natyrën e shtatë herë kampionit të botës, i cili tregohet mjaft i kujdesshëm me fjalët që thotë, deklaratat më të fundit konfirmojnë se diçka nuk shkon.

 

Sapo shkeli në pistën e Melburnit, piloti i Mercedes GP pohoi se kishte ëndërruar që kur të kthehej “t’i merrja të gjithë pilotët e tjerë me shkelma në të ndenjura”.

Me fjalë të tjera, t’i bënte të qartë prej fillimit se Mbreti ishte aty për të rimarrë kurorën. Duke u nisur nga paraqitja e Shumakerit në Bahrein, misioni nuk do të jetë i lehtë për t’u realizuar, madje të gjithë rivalët (mbi të gjithë Hemilton) shprehen më të frikësuar prej shokut të tij të skuadrës, Niko Rosberg.

Rreth kësaj çështjeje, gjermani tha: “E kam të qartë se njerëzit presin shumë prej meje.

 

Ky fakt më bën të ndihem krenar dhe i lumtur. Megjithatë, nuk jam magjistar. Momentalisht kundërshtarët në pistë më shohin më të dobët se shoku im i skuadrës, diçka që nuk më ka ndodhur shpesh në karrierë”.

Gjithsesi, ata që mendojnë se Shumakeri do të kënaqet vetëm duke u paraqitur në gara, gabohen shumë rëndë: “Jam i kënaqur për mënyrën sesi po ecin gjërat. Jam rikthyer në F.1 për t’u zbavitur, por jo vetëm për këtë. Dua të fitoj. Është një ambicie e natyrshme. Gëzimi është i madh kur vijnë edhe sukseset”. 41-vjeçari nuk preferon të përcaktojë objektiva të sakta, edhe pse vetëm pak kohë më parë kishte rrëfyer se synonte titullin kampion.

 

“Kërkoj që të më gjykojnë për rezultatet që do të kem. Nuk më duket e nevojshme që të përcaktohen piketa rreth asaj që duhet të arrij”, përfundoi ai.

Ndërkohë, vetëm pak orë përpara provave të lira në Çmimin e Madh të Melburnit, ka plasur polemika për orarin kur do të zhvillohet gara. “Një dritë verbuese që futet në xhamin e kaskës dhe që nuk të lejon të shohësh asgjë, ndërsa je duke udhëtuar me 300 km/h”, në këtë mënyrë pilotët e “xhindosur” e përshkruajnë garimin në cirkuitin e Albert Park gjatë sezonit të kaluar.

Arsyeja e polemikës më të fundit në Formula 1 është mjaft e thjeshtë: për arsye ekonomike, Berni Ekleston ka vendosur edhe një herë që gara në Australi të zhvillohet në orën 17:00 (orë lokale). Kjo bën që xhirot e fundit të zhvillohen gjatë perëndimit të diellit, kur shikueshmëria e pistës nuk është aspak e mirë. “Kjo situatë të trishton”, deklaroi piloti i Ferrarit, Fernando Alonso.

“Gjatë vitit të kaluar, të gjithë së bashku protestuam, thamë se ishte e rrezikshme dhe se gjërat duhej të ndryshonin. Megjithatë, ndodhemi sërish në të njëjtën situatë.Mbaj mend se vitin e kaluar kisha frikë gjatë garës: vijat e bardha që kufizojnë asfaltin nuk dukeshin më, çdo gjë ishte e zezë dhe me këtë shpejtësi kjo përbën një problem të madh”.

 

Disa ditë më parë, edhe Xhenson Baton, kampioni i botës në fuqi, kishte folur rreth rrezikshmërisë që paraqiste garimi në këtë orar për pilotët. Por, askush nuk ia vuri veshin britanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)