04 Shkurt 2023

Messi rinovon deri më 2023-shin me Barcelonën

Barceloë, 23 qershor - E ardhmja e Lionel Messit do të vijojë të jetë te Barcelona, klub ku u rrit dhe shkroi historinë e futbollit.

 Kontrata e yllit argjentinas skadon më 30 qershor dhe muajt e fundit ishin shtuar shumë dyshimet për një largim të mundshëm, me Manchester City-n që ishte shfaqur i gatshëm të përfitojë nga situata.

Megjithatë media spanjolle “El Chiringuito” zbulon se nga burim e të sigurta pranë futbollistit, 6 herë fituesi i Topit të Artë ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta dhe do të firmosë një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e 2023-shit.

Nuk bëhen të ditura ende detajet e kontratës së re, të cilën Messi do ta firmosë menjëherë sapo të përfundojë Copa America, ku është i angazhuar me Argjentinën, por “pleshti” duket se ka vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” deri në përfundim të Kupës së Botës Katar 2022, ku do të synojë arritjen madhore me “albicelestët”.

Merr fund kështu frika e tifozëve katalanë se mund të humbasin me parametra zero një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, ndërsa një nga arsyet që kanë bindur Messin të rinovojë, është edhe lëvizja e drejtuesve në merkato për të afruar futbollistë me eksperiencë./supersport
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)