28 Mars 2024

Messi pran një çmimi tjetër

Barcelonë, 4 maj - Sulmuesi argjentinas te Barcelona, Lionel Andres Messi është para një çmimi tjetër individual në repertorin e tij të bujshëm. Leo kryeson listën e e golashënuesve në Evropë, dhe është shumë fare pranë që në vitrinat e tij të shtoj edhe çmimin “Këpuca e artë”.

Argjentinasi këtë sezon për Barcelonën ka shënuar 29 gola dhe ka mbledhur plotë 58 pikë (1 gol në Spanjë vlerësohet me 2 pikë).

Më shumë gola në kampionatet evropiane ka sulmuesi i Ajaksit, uruguaiani Luis Suarez gjithsej 35. megjithatë golat në kampionatin holandez vlerësohen me një kuotë më të dobët 1,5 ashtu që Suarez edhe përkundër numrit më të madh të golave të shënuar renditet i dyti në këtë klasifikim me gjithsej 52.5 pikë.

Duke pasur parasysh se kampionati holandez është mbyllur Lionel Messi mund të rrezikohet vetëm nga Antonio Di Natale (Udinese), Uejn Runi (Mançester Junajted), dhe Didier Drogba (Çelzi).

Të tre këta kanë shënuar nga 26 gola. Në Serie A, kanë mbetur edhe dy javë për tu zhvilluar, ndërsa në Premier Ligën Angleze këtë vikend në program është java e fundit.

Për të arritur Lionel Messin, dy sulmuesve nga Premier Liga Angleze Runit dhe Drogbas u nevojiten që të shënojnë nga tre gola në ndeshjet e fundit kundër Stouk Siti respektivisht Uiganit.

Nga ana tjetër, në Spanjë deri në mbyllje të kampionatit kanë mbetur edhe tre javë ashtu që Messi mund të shënojë edhe ndonjë gol tjetër.

Deri tani Leo ka shënuar gjithsej 42 gola gjatë këtij sezoni në të gjitha veprimtaritë, kështu duke u barazuar me Kristiano Ronaldon i cili gjatë sezonit 2007/2008 kur ishte pjesë e Mançester Junajtedit kishte arritur deri te kjo shifër e golave.

Më shumë gola gjatë një sezoni për skuadrën e Barcelonës ka shënuar braziliani Luis Nazaro Da Lima Ronaldo, gjithsej 47 gola.

Konkurrent për të fituar “Këpucën e Artë” është edhe sulmuesi i Realit të Madridit Gonzalo Higuain që ka shënuar 25 gola.

Barcelona në tre ndeshjet e fundit në La Liga do të përballet me Tenerifen, Seviljën dhe Valjadolidin, ndërkohë në anën tjetër Reali i Madridit për kundërshtar do të ketë Majorkën, Atletik Bilbaon dhe Malagën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)