08 Maj 2021

Messi: Nuk më intereson Ronaldo

Barcelonë, 13 prill - Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka mohuar krahasimet me Cristiano Ronaldon pas fitores së vikendit ndaj Real Madridit.

Messi ishte në listën e golashënuesve së bashku me Pedro Rodriguez, pas fitores 2-0 në El Classico.

“Ekipi tregoi se është superior ndaj të gjithëve, por ne duhej ta dëshmonim atë përsëri. Ishte një fitore e rëndësishme, por tash duhet të vazhdojmë më tej. Ronaldo? Nuk dua të flas për të, ne ishim më të mirë se Madrid. Tash ne jemi të parët dhe keni një avantazh në La Liga”, ka thënë Messi.

Messi është i pangopur dhe këtë vit nuk dëshiron të lerë asgjë pa fituar. “Këpuca e Artë”, trofeu i vetëm që argjentinasi nuk ka fituar, është shumë afër talentit nga “Kam Nou”. Me golin që i shënoi Realit të Madridit, ai ngjitet në vendin e parë të renditjes së golashënuesve më të mirë në Evropë, duke kaluar edhe Uejn Runin e Mançesteri Junajtedit.

La Liga dhe Liga e Kampionëve nuk i mjaftojnë yllit argjentinas, i cili ka arritur që gjatë vitit 2009, ti privatizojë edhe çmimet “Fifa Ëorld Player” si dhe “Topi i Artë”.

Ajo që i mungon yllit argjentinasit është vetëm “Kupa e Botës”, ku ai nuk është paraqitur asnjëherë si me skuadrën e Barcelonës.

Në derbin e së shtunës, Messi tregoi gjithashtu se është shumë përpara konkurrentit të tij Kristiano Ronaldo por edhe nga bomberi “madrilen”, Gonzalo Higuain.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)