26 Shtator 2021

Messi i siguron Michael Jordan 6 milionë euro fitime

Paris, 18 gusht - Lionel Messi mbërriti me pompozitet në Paris dhe impakti i nënshkrimit të tij me skuadrën e Al-Khelaifit ka qenë i menjëhershëm, ende pa luajtur qoftë një ndeshje zyrtare.  

Fanella e tij me numër 30 është shitur në mënyrë të pabesueshme, aq sa brenda një javë janë arkëtuar 120 milionë euro.

Fama e Messit, e reflektuar në kërkesat e larta për fanellat e Messit, ka bërë edhe më të pasur legjendën e basketbollit, Michael Jordan, i cili është pjesë e grupit Nike, sponsorit teknik të PSG-së, që i jep një përqindje fitimi për çdo fanellë të shitur të klubit parizien.

Portugezja “A Bola” dhe disa media franceze kanë bërë llogaritjet dhe raportojnë se Jordan përfiton 5% të shumës totale të shitjeve, në këtë rast 120 milionë euro brenda një jave, e thënë ndryshe, 6 milionë euro.

Dhe shifra do të rritet, pasi fanellat e kampionit argjentinas do të vazhdojnë të shiten. Për ish-numrin 23 të Chicago Bulls, ky është një lajm i shkëlqyer, duke pasur parasysh se, sipas Forbes, në vitin 2020, për shkak të pandemisë dhe investimeve të pasuksesshme, ai kishte humbur 500 milionë dollarë nga asetet personale, që kanë zbritur në vlerë nga 2.1 në 1.6 milionë dollarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)