18 Qershor 2021

Mesi: Nuk do të jem kurrë në nivelet e Maradonës

Buenes Aires, 28 mars - Ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Mesi ka deklaruar se nuk do të arrijë kurrë të ngrihet në nivelin e idhullit të tij, Diego Armando Maradona.

22-vjeçari shtoi gjithashtu se nuk dëshiron që ta krahasojnë me trajnerin e Kombëtares. Paraqitjet e fundit të sulmuesit me katalanët, i kanë bërë të pashmangshme krahasimet ndërmjet dy numrave 10 dhe kanë rihapur debatin përse Mesi nuk gëzon të njëjtin trajtim në përfaqësuesen “albiceleste”.

“Edhe pasi të kenë kaluar një milion vjet, unë nuk do mund të jem afër Maradonës. Për të qenë i sinqertë nuk dëshiroj të krahasohem me të. Ai është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave”, deklaroi lojtari për “AS”.

“Nuk dua ta krahasoj veten me Maradonën, dëshiroj të shkruaj historinë time, për diçka që do kem arritur në karrierë”. Mesi beson se “seleksion” e nis Botërorin 2010 në pozita të mira.

“Është diçka krejtësisht e ndryshme të luash për Barcelonën dhe për Kombëtaren. Nuk dua të them se Argjentina nuk ka lojtarë të mirë, përkundrazi ata janë më të mirët në botë, por koha në dispozicion për të punuar së bashku është e kufizuar. Ëndërrojmë të ngremë kupën dhe fakti që nuk cilësohemi si favoritë na lehtëson nga presioni”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)