23 Prill 2024

Mesi: Argjentina, pretendente për kampione bote

Paris, 19 maj - Mëgjithë paraqitjete e dobta dhe kualifikimin me vështiresi ne finalet e Boterorit 2010, talenti i Argjentines Lionel Mesi është shprehur se skuadra e tij i ka të gjitha mundesitë të fitojë Kupen e Botës. I sapo shpallur kampion i Spanjes me Barcelonen, Mesi kërkon të ngrejë me 11 korrik në Johanesburg te Afrikes se Jugut trofeun me të rëndesishëm të futbollit.

\"Mëgjithëse kualifikimi nuk ishte i lehtë dhe mënyra se si luajtem nuk ishte me e mira, mendoj se keto veshtiresi na kane forcuar shume. Argjentina ka nje skuader shume te mire dhe eshte favorite per te fituar Kupen e Botes. Ky eshte objektivi i te gjithe futbollisteve”, eshte shprehur Lionel Mesi, i cili ka identifikuar Spanjen, Brazilin dhe Angline si skuadrat e tjera favorite ne Boteror.

Ndryshe nga paraqitja me Barcelonen, talenti i futbollit botëror nuk ka shkëlqyer ne lojen e tij me perfaqesuesen e Argjentines gjate fushates eliminatore.

\"Kjo eshte e vertete, por une mundohem gjithmone te jap maksimumin ne fushen e lojes. Nga unë pritet gjithmonë shumë, por ka ndeshje kur nuk mund te japesh me te miren. Kjo i ndodh te gjithe futbollisteve”, ka përfunduar Mesi.

Argjentina do te luaje në grupin B te Botërorit 2010 bashkë me Nigerine, Korenë e Jugut dhe Greqine. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)