03 Shkurt 2023

Mbape transferohet te Reali për një pagë prej 50 milionë euro në vit

Madrid, 31 janar - E përditshmja gjermane “Bild”, raporton se Real Madrid ka kompletuar transferimin e yllit të Paris Saint German (PSG), Kilian Mbappe.

Francezi nuk do rinovojë kontratën me “Parisienët” dhe në verë pritet të veshë fanellën e gjigantit madrilen.

“Bild” raporton se gjithçka është e përfunduar për kalimin e Mbappes te Real Madrid dhe që këta të fundit veçse e kanë kompletuar transferimin.

 Përpos kësaj, “Bild” raporton se francezi do fitojë rreth 50 milionë euro për vit, ku do jenë të përfshira edhe bonuset.

Sidoqoftë, asgjë nuk do bëhet zyrtare para fundit të sezonit, duke marrë parasysh se PSZH-ja do përballet me Realin, në kuadër të raundit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sfida e parë Në mes PSZH-së dhe Real Madrid do te jetë në “Parkun e Princërve” më 15 shkurt 2022.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)