17 Janar 2022

Mbahet seminar nën ligjerimin e trajnerit Bujar Dervishaj

Prishtinë, 22 dhjetor - Dje në Prishtinë është mbajtur seminari i frytshëm dhe i mirëseardhur për trajnerët kosovarë të volejbollit, nën ligjërimin dhe drejtimin e trajnerit të mirënjohur që jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Dervishaj.

Seminari zuri vend në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve me fillim nga ora 18:00, teksa u përcoll me një pjesmarrje masive të mbi 60 trajnerëve të interesuar.

Para fillimit të seminarit, presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci në një drekë të përbashkët falënderoi nga afër Dervishajn për kontributin dhe vullnetin për të ndarë eksperiencat e tij me trajnerët kosovarë.

Në prezencën e të pranishmëve pastaj në fillim të eventit mori fjalën sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi i cili gjithashtu falënderoi Dervishajn dhe të pranishmit duke potencuar se Federata e Volejbollit të Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të fokusohet në ngritjen e nivelit të trajnerëve kosovarë, si me organizimin e seminareve të tilla, ashtu edhe me gatishmërinë për të qenë katalizator në zhvillimin e mëtutjeshëm të volejbollit kosovar.

Tema kryesore e seminarit ishte 'pasimi, teknika dhe menaxhimi'. Fillimisht u diskutua në teori, para se të kalohej në palestër ku vazhdoi diskutimi rreth pasimit të topit dhe punës që duhet të bëhet në lojtarin pasues.

Dervishaj shfrytëzoi rastin që në këtë seminar të ndante rekuizita (fanella dhe tuta), të siguruara në bashkëpunim të ngushtë me regjionin e Aargaut nga Federata Zvicërane e Volejbollit, për gjashtë klube të reja kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
    
- Federata e Boksit e Kosovës shpallë më të mirët e vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 12:00)