28 Mars 2024

Materazzi ofendon Juventusin

Torino, 24 maj - Marco Materazzi nuk ka ndaluar së ofenduari Juventusin, kësaj radhe me anë të fanellës festuese, duke paralajmëruar se pas një jave do të bëjë edhe një tatuazh me trofeun e Ligës së Kampionëve.


Fanella të cilën e mbajti Materazzi shfaqte mbrojtësin duke mbajtur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe fjalët ‘A e dëshironi edhe këtë?’, duke iu referuar kërkesës së Juventusit që Interi t’ia kthejë titullin e vitit 2006, pas zbulimeve të reja të Calciopolit.


“Ishte kënaqësi e madhe. Unë më në fund e fitova. Kjo fanellë prezanton përpjekjet e shumta, ditë pas dite, si në lojë ashtu dhe në stërvitje”, tha i vetmi italian që shijoi pak minuta finalen.


Materazzi që tashmë e ka të mbuluar pothuajse gjithë trupin e tij me tatuazhe, shtoi se brenda javës së ardhshme do të bëjë një tatuazh të ri me trofeun e Ligës së Kampionëve në të.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)