20 Prill 2024

Mancini: Tevez do të bëhet edhe më i mirë

Manchester, 16 prill - Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Carlos Teves është shumë më i mirë tash se kur e mbante fanellën e Manchester United, por pret që sulmuesi të përmirësohet edhe më shumë.

Në prag të derbit të qytetit të Manchesterit, Tevez është një prej figurave kryesore për të cilin flitet, për shkak të transferimit të tij nga United në City.

Sulmuesi argjentinas në fanellën e United kishte shënuar 19 gola nga 63 paraqitje në Ligën Premier. Në fanellën e Cityt në Premier ai ka luajtur 28 ndeshje si fillestar dhe në dy prej tyre nga stoli dhe tashmë ka shënuar 22 gola në ligë dhe gjashtë në kupë.

“Carlos tashmë është futbollist i rëndësishëm për ne, por mund të përmirësohet edhe më shumë sezonin e ardhshëm. Ai tashmë ka përparuar këtë vit, pasi kurrë më herët nuk ka shënuar 28 gola”, ka thënë Mancini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)