28 Mars 2024

Manchester United në kërkim të Benzemas

Manchester, 5 prill - Manchester United është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, pasi që klubi mbretëror dëshiron që ta lë francezin si huazim në mënyrë që ai të luajë më shumë, gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit.

Me Gonzalo Higuainin në top-formë, Karim Benzema është tanimë zgjedhja e dytë e Pellegrinit pas transferimit të tij 30 milionësh nga Lyoni verën e kaluar. Atëkohë, Ferguson ofroi 20 milionë euro për francezin, por Reali në fund doli të jetë fitimtar.

Tani Real Madridi është në kërkim të ndonjë klubi të interesuar për ta marrë Benzeman si huazim, por ky fakt mund të ndikojë që United ta transferojë atë në baza permanente për një çmim të ulët.

Edhe Milani ka shprehur interesim për transferimin e Benzemas dhe pritet një luftë Milan – Manchester United për sulmuesin francez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)