28 Mars 2024

Manchester City jep 60 milion euro për Torres

Manchester, 23 prill - Manchester City do të përpiqet për të siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll Fernando Torres, shkruan në edicionin e sotëm “Daily Star”.

Për këtë qëllim, “Qytetarët” janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 60 milion euro dhe për të marrë atë nga skuadra e Liverpulit. Sipas gazetës pronari i Manchester City, Sheik Mansour  ka vendosur të harxhojë 150 milion sterlina për blerje të reja këtë verë, ndërsa spanjolli Torres është në krye të listës.

Në këtë listë të futbollistëve të dëshiruar të pronarit të Manchester City, janë edhe Cesk Fabregas i Arsenalit, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç i Barcelonës dhe mbrojtësit i Hamburgut Jerome Boateng me të cilin sipas informacioneve që vinë nga Anglia, skuadra e Mançinit veçse ka nënshkruar kontratë.

Megjithatë, gjithë këto transferime varet nëse “Qytetarët” do të sigurojnë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Për momentin skuadra renditet e pesta në Premier LIgën Angleze, me dy pikë më pak se Totenhami që zë vendin e katërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)