20 Prill 2024

Maicon: Nëse Mourinho më kërkon te Reali, do të shkoj

Madrid, 23 maj - Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, ka thënë se ai dëshiron ta respektojë kontratën e Interit, por i ka lënë dyert e hapura për një kalim te Real Madridi, meqë gjasat janë të mëdha që Jose Mourinho të shkojë në drejtim të Realit.

“Ne kemi bërë histori, por këtë e kemi ditur. Ne kemi biseduar për atë para ndeshjes. Kjo është një gjë vërtet e mrekullueshme për ne, mahnitëse. Shumë urime dhe faleminderit Mourinhos që është trajner dhe njeri i madh”.

“Unë do të qëndroj tek Interi, pasi që kam kontratë. Nëse Mourinho më dëshiron te Reali, atëherë do të shohim nëse Moratti do të pajtohet”, theksoi pas ndeshjes Maicon.

Më pas Maicon është pyetur se cili do të ishte trajneri i duhur për ta zëvendësuar Mourinhon.

“Rafa Benitez, Fabio Capello apo Sinisa Mihajlovic? Që të tre”, përfundoi braziliani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)