19 Qershor 2021

Luka Modriç vazhdon kontratën me Real Madridin

Madrid, 25 maj - Lojtari i ekipit kombëtar kroat të futbollit, Luka Modriç ka vazhduar kontratën e tij me ekipin spanjoll të Real Madridit për një vit tjetër, gjegjësisht deri në verën e vitit 2022.

Në njoftimin e klubit madrilen thuhet se kontrata e Modriçit është rinovuar, gjegjësisht është nënshkruar kontratë e re, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.

"Jam krenar dhe i lumtur që vazhdoj të mbajë uniformën e ekipit më të mirë në botë", shkroi Modriç në profilin e tij në Instagram.

Modriç, një mesfushor 35-vjeçar i cili luan për Real Madridin që nga viti 2012 ka zhvilluar 48 ndeshje sezonin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)