24 Prill 2024

Liverpooli pranë shitjes

Londër, 12 maj - Sipas mediave angleze, Liverpooli është shumë pranë shitjes, pasi që dy tabloide pohojnë se dy multi-miliarderë, janë të gatshëm të investojnë në Anfield.

The Mirror shkruan se multi-miliarderi sirian, Yahya Kirdi, ka vizituar Londrën javën e kaluar, në mënyrë që të bisedojë me agjentin e shitjes së Liverpoolit, Michael Broughton dhe bashkëpronarin George Gillet.

Bisedimet thuhet të jenë të suksesshme dhe bëhet fjalë për një ofertë prej 400 milionë funtesh. Transaksioni pritet të përfundojë shumë shpejtë.

Nga ana tjetër Independent shkruan se multi-milioneri kinez, Zhu Jun, që është vetëm 44-vjeçar dhe është pronar i kompanisë më të madhe të lojërave online The9 Ltd, është gjithashtu i interesuar.

Sipas tabloidit, kinezi i lartpërmendur, ka lidhje të ngushta me bankën Barclays, bankë ku dhe Broughton është njëri prej njerëzve kryesorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)