25 Prill 2024

Lionel Messi vlen më shumë se Ronaldo

Barcelonë, 6 prill - Ylli argjentinas i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, është lojtari më i shtrenjtë, bazuar në të dhënat e sajtit të specializuar për transferime “Transfermarkt.de”.

Golashënuesi më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi, sipas kësaj faqeje, peshon 80 milionë euro, ndërsa menjëherë pas tij vjen portugezi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo.

 

Futbollisti i Realit ndonëse verën e kaluar tek “mbretërit” kaloi për një shumë rekord prej 94 milionë eurosh, ai sipas "transfermarkt.de" vlen "vetëm" 75 milionë euro.

I treti në listën e futbollistëve më të shtrenjtë është mesfushori spanjoll i Barcelonës, Çavi Hernandez me 60 milionë euro, po aq sa vlen edhe mesfushori tjetër i Barcelonës, Andres Iniesta, dhe mesfushori brazilian i Realit, Leite Rikardo Kaka.

Përfaqësuesja e Spanjës kryeson në listën e më të shtrenjtave. Nga dhjetë futbollistët më të shtrenjtë katër janë spanjollë, ndërsa edhe La Liga prin dukshëm në renditje. Elita e futbollit spanjoll ka pesë futbollistët më të shtrenjtë në botë.


Ndërkohë sa u përket skuadrave, Barcelona është skuadra më e shtrenjtë në botë me vlerë prej 514 milionë eurosh.

Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë:

1. Lionel Messi (Barcelona)    80 mil. euro
2. Kristiano Ronaldo (R. Madrid)    75 milionë
3. Çavi Hernandez (Barcelona)    60 milionë
-. Andres Iniesta (Barcelona)    60 milionë
-. Kaka (R. Madrid)    60 milionë
6. Cesk Fabregas (Arsenal)    53 milionë
-.  Uejn Runi (Man. Utd)    53 milionë
8. Fernando Tores (Liverpul)    50 milionë
-. Stiven Zherard (Liverpul)    50 milionë
-. Frank Riberi (Bajern M.)    50 milionë  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)