25 Prill 2024

Liga e Evropës, përfundojnë çerekfinalet

Hamburg, 2 prill - Tetë ekipet çerekfinaliste të Ligës së Evropës janë përballur mbrëmjen e sotme mes tyre, me synimin për të hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve.

Gjermanët e Hamburgut kanë pritur në fushën e tyre Standardin e Liezhit, që po tregon një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të Ligës së Europës. Në pjesën e parë gjermanët e Hamburgut kanë mundur të dominojnë që me një gol të shënuar në minutën e 42 të ndeshjes me një gol të shënuar nga Petric dhe arrin të shënojnë edhe në minutën e 45 të ndeshjes me një gol të shënuar nga Nistelrooy. Ndërkohë që ekipi i Standardit të Liezhit ka mundur të shënojë vetëm një gol në portën e gjermanëve. Goli u shënua nga Mbokani.

Liverpuli ka mundur të marrë vetëm një barazim në transfertën e Lisbonës përballë Sportingut, për ta pasur më të lehtë në sfidën e kthimit. Në pjesën e parë mysafirët kanë mundur të shënojnë që në minutën e 9 të ndeshjes me një gol të shënuar nga Agger. Ndërkohë në pjesën e dytë të ndeshjes Benfica ka mundur të shënoj golin e barazimit vetëm në minutën e 59 të ndeshjes nga Cardozo.

Fulhami ka pritur në shtëpi kampionët në fuqi të Bundesligës, Volfsburgun. Skuadra londineze eliminoi nga veprimtaria Juventusin dhe gjatë gjithë sezonit ka treguar nivel në lojë. Ajo ka mundur të shënojë vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes me vetëm në minutën e 59 nga Zamora. Në minutën e 63 të ndeshjes londinezët kanë kaluar në avantazh me një golë të shënuar nga Duff. Volfsburgu ka mundur të shënojë golin e vetëm në këtë ndeshje vetëm në minutën e 89 të saj me golin e shënuar nga Madlung.

Në fund, derbi spanjoll ka zbritur në Europë. Në \"Mestaja\" vendasit e Valencias gjejnë përballë Atletikon e Madridit dhe mysafirët kanë bërë të mundur të kalojnë në avantazh në minutën e 59 të ndeshjes nga Forlan.

 

Ndërkohë 10 minuta më vonë në minutën e 69 të ndeshjes vendasit mund të barazojnë me një gol të shënuar nga Garcia. Por mysafirët nuk e kanë lënë me kaq duke bërë që të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 72 të ndeshjes nga Lopez.

 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Valencias e cila ka shënuar në minutën e 82\' të ndeshjes nga Villa ka mundur të barazojë rezultatin.

Liga e Europës, çerekfinalet

Hamburg - Standard Liezh 2-1
Benfika - Liverpul 2-1
Fulham - Volfsburg 2-1
Valencia-Atletico Madrid 2-2

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)