08 Dhjetor 2021

Lidhja e Prizrenit dhe Ahmet Hoxha kampion e liges se juniorve në pinpong

Ferizaj, 16 tetor - Sot në SHMU Tefik Qanga në Ferizaj, u organizuan xhirot e fundit në ligën e juniorëve për vitin 2021 për femra dhe meshkuj.

Tek meshkujt siç është pritur ‘Lidhja e Prizrenit’ dominoj duke realizuar 22 fitore dhe asnjë humbje, e kështu mbrojti titullin e kampionit për herë të 5-të me radhë.

Derbi i javës u zhvillua për vendin e dytë ndërmjet dy klubeve nga Ferizaj, ‘Ahmet Hoxha MK’ dhe ‘Gani Maloku’, që përfundoj me rezultat 3:0 në të mirë të ‘Ahmet Hoxha MK’.

Në ligën e femrave juniorë, që sivjet është organizuar për herë të parë, pjesëmarrëse ishin 6 ekipe, e në ndeshjen e fundi u zhvillua derbi ndërmjet dy ekipeve nga Ferizaj, ‘Ahmet Hoxha’ vs ‘Ahmet Hoxha MK’.

‘Ahmet Hoxha’ fitoi në saj të fitores 3:1, që ishte fitorja 10 nga 10-të lojë, duke fituar kështu titullin kampion të ligës së junioreve për vitin 2021

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)